E ftuar në rubrikën Opinion’ në ‘News24’, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike, pritshmëritë e Kuvendit Kombëtar si edhe ‘Foltoren’ e kryeministrit Sali Berisha. Për Grida Dumën PD është në një moment të rëndësishëm.
‘Kur erdhi situata kur gjërat nuk u zgjidhën me logjikë, por po zgjidhen me forcë, unë kam kaq njerëz nga pas, ti ke kaq e hajde t’i përplasim. Kjo ëshëtë, i takon një njeriu ta bëjë këtë? Një njeriu që e kanë admiruar dhe e kanë ndjekur, pavarësisht se cfarë ka bërë. Pse s’ka bërë gabime Sali Berisha? Ka bërë plot.” tha Duma
Ai thotë se e bën në emër të demokratizimit të PD..
E nisi duke thënë që do bëjë primare.. se nuk dua të bëj analizën e ‘Foltores’ është hipokrite ta bëj. humbi zgjedhjet PD në 26 prill, aty ishte Berisha, duhet t’i thoshte 5 fjalë, s’kishte nevojë t’i thonte pas datës 9 shtator. Ai është një qënie politike parekselencë. A ka bërë kalkulimet e veta? Patjetër. por mos flasim për demokratizim, se demokratizimi ndodh ka humbur partia, e dal e them do ndërtojmë institucione më të forta demokracisë që krijojnë garën.
E nisi me demokratizimin e partisë pas datës 9, filloi me primare e tani doli që unë do jem kryetari e kryeministri, demokratizim është ky? Në të drejtën e vet ta bëjë sic gjykon ai, por edhe unë jam në të drejtën time, se kam thënë pafund unë nuk i jap këshilla Sali Berishës. Gjithmonë kam thënë s’kam koment, apo s’dua të komentoj, por një gjë do ia them Sali Berishës: Të kesh nevojë të importosh njerëz për t’i kthyer në mercenarë për të goditur PD, është panevojshme, nuk të takon. Duhet të jesh njeriu që ne kemi parë edhe kur të kemi mbrojtur edhe kur të kemi respektuar.
A prisni ju reagime?
Nuk më intereson fare, sot jemi të gjithë përballë ndërgjegjes, por të gjithë kemi borxhin ndaj atyre që janë në opozitë. Këtë ta mbajnë mend të gjithë, unë e kushdo tjetër.