Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është shpallur kampion i antikorrupsionit për vitin 2024 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në një ceremoni të zhvilluar në DASH, me praninë e Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, kreu i SPAK ishte mes 10 emrave për kampion global të antikorrupsionit.
Pjesë nga diskutimi:
Pandeli Majko: Besoj që DASH ka opinionin e vet për atë që ndodh në Shqipëri. Mendoj se është arritje për SPAK. Tek e fundit, po ta jep një shtet që të ka ndjekur hap pas hapi në çdo lloj standardi. Për të filluar me aludimet që Amerika është e ndarë, nuk ka kuptim.
Minxhozi: Pas 34 vjetësh, thirja e studentëve ta bëjmë hqipërinë si e gjithë evropa po merr një farë zbatimi.