Durrës/ Djali vret babain dhe e hedh në pus, më pas denoncon “zhdukjen” në polici. Shkak dyshohet një çështje parash

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku djali ka vrarë babain 62 vjeçar dhe më pas e ka hedhur në pus. Ngjarja ka ndodhur 20 ditë më parë në fshatin Shënavlash, por është zbuluar sot.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se 62 vjeçari ka humbur kontaktet prej 13 gushtit. Pasi e qëlluar me pistoletë, dhe e ka hedhur në pus, djali ka kallëzuar në polici se ka humbur kontaktet me të.

Bëhet e ditur se është gjetur trupi dhe arma e krimit. Shkak dyshohet të jetë bërë një çështje parash./abcnews.al



Skip to toolbar