Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja për nxjerrjen e personave të bllokuar pas shembjes së objekteve nga tërmet i fuqishëm i 26 nëntorit me magnitudë 6.4. Aktualisht ekipet franceze të emergjencave civile dhe komanda e Forcave të Armatosura vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit të shembur në Durrës në zonën e njohur si “Dy gjelat”.
Ekipet po kërkojnë për dy persona që ndodhen në rrënojat e këtij pallati në lagjen nr. 6 të Durrësit.
Aktualisht po kërkohet për 6 persona të ndodhur nën rrënoja, 4 persona të familjes Lala në vilën 4-katëshe të rrëzuar në zonën e ish-Kënetës dhe 2 persona nën rrënojat e pallatit në zonën e “Dy Gjelave” në Durrës.