Durrës, Rama me biznesin e transportit: Koncensioni për skanerat, totalisht i gabuar

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama, nga Durrësi, në takim me përfaqësues të bizneseve të transportit, deklaroi se koncensioni për skanerat, është toitalisht i gabuar.

Rama u shpreh se koncensioni nuk mund të prishej, pasi do të kishte kosto të lartë në arbitrazh.

“Në kemi në Shqipëri një start up, që është mbështetur nga programet tona, dhe operon nga pori i San Francisko, këtu. Ne folëm me ministren, ministrja i ndjek programet e start up dhe do ta sjellim këtu. Do shohim mundësinë ta përditësojmë për ju.

Tema për të cilën jemi këtu, është tema e skanerit. Ky është koncension, më i gabueshëm i mundshëm, që ne kemi trashëguar. Nuk kemiu pasur të mundur ta godasim, ashtu siç është kopsitur, do na krijonte kosto të lartë në arbitrazh. Mbetet një koncension i gabuar totalisht, skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por e shtetit. Kjo është detyrë e shtetit, jo e juaja. Këtu jemi përpara një situate që do zgjasë deri në 2030”, theksoi ai.



Skip to toolbar