Tragjedia që la pas tërmeti i 26 nëntorit ka bërë që banorët të braktisin qytetin bregdetar të Durrësit. Paniku i krijuar te njerëzit, dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë turizmin. Inxhinieri i ndërtimi Arben Meçe tha në “Real Story” në News 24 tha se nga sot e deri në hapje të sezonit turistik të gjithë duhet vetëm të themi e përsërisim që “Durrësi është i mrekullueshëm” në mënyrë që kjo të largojë panikun dhe të nxisë sërish turizmin. Edhe ekonomisti Fatos Çoçoli tha se është shumë e rëndësishme që të përcillet ideja se Durrësi është i sigurt. Ekspertët thanë për gazetarin Sokol Balla se gjëja kryesore që duhet bërë është të reklamohet Durrësi turistik dhe të krijohet siguria te njerëzit për sezonin turistik që vjen.
Arben Meçe: Nga dhjetori deri në prill duhet të bëjmë “propagandë” që “Durrësi është i mrekullueshëm”, dhe kjo nuk është propagandë.
Fatos Çoçoli: Ne duhet të përcjellim mesazhin se Durrësi turistik, me gjithë potencialin që ka, është i sigurt për këtë sezon. Është e nevojshme kjo për të mbrojtur ekonominë e vendit.
Ardian Civili: Tendenca kryesore është të shkuarit drejt arsyes. Ne duhet të nxjerrim të gjitha llojet e argumenteve dhe të mos jemi pesimistë, se edhe në Greqi, Kretë, Izmir, ka ndodhur e njëjta gjë, ndaj dhe këtë fatkeqësi natyrore duhet ta kalojmë.