Gjykata e Durrësit vendos t’ia dërgojë për shqyrtim kërkesën e Fredi Belerit Gjykatës së Lartë. Do të jetë kjo e fundit që do të vendosë nëse do të lejojë betimin e Belerit.
Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri kërkoi të betohet si kryebashkiak.
Në Gjykatën e Durrësit ishte e pranishme dhe ambasadorja greke Kostantina Kamitsi.
Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Zoti Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë.