Dy gra kapen me 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

AKTUALITET


Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria në Greqi. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani. Pas ndjekjes së një mjeti qe vinte nga kufiri greko-shqiptar, policia ka sekuestruar brenda tij 2 canta që përmbanin 5 pako me 30 kg 50 gram marijuanë.

Në prangat e policisë greke ranë drejtuesja e mjetit 25 vjece dhe pasagjerja 54 vjece, të dyja shqiptare. Atyre i’u sekuestruan edhe 4 celularë, 110 euro dhe 1200 lekë shqiptare./abcnews.al



Skip to toolbar