Kuvendi do të mbajë sot në orën 10:00 seancën e radhës plenare ndërsa në rend dite janë edhe dy interpelanca të thirrura nga deputetët e opozitës.
Si fillim do të jetë kryeministri Rama, njëherësh edhe Ministër i Jashtëm, në interpelancë me deputetët Vasil Sterjovski dhe Ligoraq Karamelo.
Vendin e tij më pas do ta zërë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Interpelanca është kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi.
Ky i fundit, në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se do të vërë përpara përgjegjësisë ministrin Lleshaj “për situatën e kriminalitetit në vend, drogës, Vettingut në polici dhe aksionet e OFL-së.