‘Dy ligje për shëndetin e kafshëve dhe bimëve’/ Ministrja Denaj: Në gjysmën e dytë të 2025, do të standartizohet mënyra e kontrollit zyrtar

Më të fundit


Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e ftuar në ’Real Story’ u ndal tek bujqësia dhe blegtoria si një prej shtyllave të rëndësishme në ekonominë e një vendi.

Sipas saj, në seancën parlamentare ka dy ligje të veçanta që lidhen me shëndetin e kafshëve dhe bimëve, ligje që janë konform rregullave të BE. Gjithashtu, ministrja u ndal edhe tek ligji i ‘Kontrolleve Zyrtare’ ku u shpreh se do të standartizohet mënyra e kontrollit zyrtar në përputhje me rekomandimet e BE.

“Secili që do të ketë përfitime nga skema e subvencioneve janë edhe kushtetet me të cilat prodhohet sot, duke qenë jo vetëm për pesticidet dhe produktet e lejuara, por edhe ndaj ambientit dhe ruajtjen e tij. Shumë nga mbeturinat sot i djegin në fermë. Nuk do të ketë më sepse do të kenë një vend të veçantë.

I kemi të aplikuar në Këshillin e Ministrave. Në këtë seancë parlamentare kam dy ligje për shëndetin e kafshëve dhe të bimëve. Janë komplekse, por janë 100% konform Bashkimit Europian. Brenda 2025 ka ligjin e kontrolleve zyrtare.

Do të standartizohet mënyra e kontrollit zyrtar brenda normave të BE e ndjekur edhe me portale, do të jetë një skemë që është adaptuar në ligjin e inspektoriateve dhe do të jetë efektive në gjysmën e dytë të 2025.”



Skip to toolbar