Dy makina përplasen në Elbasan-Peqin, vdes 5-vjeçari

AKTUALITET


Një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e së martës si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin ku u përplasen dy automjete.

Sipas policisë mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Skip to toolbar