Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, tha se Xhamia e Namazgjasë do jetë simboli i vëllazërisë mes Shqipërisë dhe Turqisë. Ai theksoi se dy popujt tanë i kanë qëndruar pranë njëri tjetrit.
“Xhamia e Namazgjasë do jetë simboli i mirësisë, vëllazërisë dhe I solidaritetit mes nesh. Këtu ne mesin tuaj dua të përgëzoj të gjitha ata që kanë kontribuuar për këtë vepër shumë madhështore, që do t’i mahnisë të gjithë ata që do ta shikojnë me qetësinë shpirtërore.
Dua të theksoj një fakt këtu, se prioriteti ynë, është të thellojmë më tutje marrëdhëniet tona, raportet tona vëllazëror, miqësore, kulturore me Shqipërinë, për të cilën e kemi si detyrim që buron nga raportet e mira dhe në themelet e sinqeritetit.
Janë dy kombe, dy popuj, që vazhdimisht e kanë mbështetur në çdo rast dhe në çdo fatkeqësi dhe i kanë qëndruar afër njëri tjetrit me të gjitha mundësitë. Solidariteti i treguar nga populli turk dhe ai shqiptar, gjatë fatkeqësisë së ndodhur në tërmetet në komunitete tona ka dhënë një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar.
Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti vëllazëror ka qenë spitali i miqësisë Shqipëri-Turqi, i ndërtuar në Fier dhe shtëpitë e ndërtuara të tërmetit në qytetin e Laçit. Dëshiroj të theksoj faktin se për sa kohë do vazhdojmë me këtë raport, do vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë”, tha ai.