Spektakli i fishekzjarrëve në Francë dhe Itali është shoqëruar me viktima e incidente, ku dy persona humbën jetën, ndërsa qindra të tjerë u lënduan.
Një burrë 30-vjeçar humbi jetën në veri-perëndim të Francës. 50 persona të tjerë u lënduan në të njëjtën zonë, kryesisht në sy dhe duar, nga fishekzjarrët, mes tyre dhe një vajzë 4-vjeçare. Kjo zonë furnizohet masivisht me fishekzjarrë nga Gjermania fqinje, ku legjislacioni për t’i shitur ato është shumë më fleksibël.
Në Itali, fishekzjarrët i morën jetën një 27-vjeçari, në Ascoli Piceno, ndërsa 204 të tjerë u plagosën, 11 prej tyre seriozisht.
Viktima u rrëzua nga shkëmbi në një zonë pyjore ndërsa përpiqej të shuante një zjarr të shkaktuar nga fishekzjarrët.
Kjo është hera e parë që fishekzjarret e Vitit të Ri shkaktojnë incidente të tilla në Itali që nga viti 2013, kur numri i të vdekurve ishte dy dhe 622 u plagosën.
Për të shmangur viktimat, komuna e Romës ndaloi plotësisht përdorimin e fishekzjarrëve këtë vit. Sidoqoftë, shumë vetura dhe koshat e plehrave u përfshinë nga zjarri për shkak të fishekzjarrëve në shumë rrethe të kryeqytetit italian.