Sulmet ajrore izraelite në Gaza po intensifikohen, duke synuar organizatën Hamas.
Që nga pasditja e së shtunës, sulmet kanë qenë të njëpasnjëshme, duke rezultuar në qindra viktima dhe duke shkatërruar ndërtesa të shumta.
Bombardimet vazhdojnë edhe sot me intensitet të pandërprerë, ndërsa siç njoftoi Forca Ajrore izraelite, në njërën prej tyre mbeti i vrarë ministri i Financave i Hamasit dhe një zyrtar.
Dy burrat të identifuar si Jawad Abu Shammala dhe Zakaria Abu Maamar, thuhet se u vranë në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.