Nga kjo e hënë ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit me vlerë 5 mijë për të gjithë pensionistët në vend. Në dyert e postave ka pasur dyndje të të moshuarve, një pjesë e të cilëve nuk ka mundur të tërheqë pagesën për shkak se nuk ka pasur para’ në dispozicion.
Arsyet i sqaroi kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado.
“Problemi nuk ka të bëjë me faktin që nuk ka para. ISSH i ka mbushur llogaritë e Postës që në datën 1. Problemi është te cash dhe lëvizja e cash që posta bën në pikat e veta paguese. Buxheti është i garantuar, financimi është i garantuar.
Ajo që shpesh thonë dhe që nuk është një problem shumë i madh, ka të bëjë një vonesë kohore të lëvizjes së parave nga thesari i postës në pikat paguese. Sot ka pasur dyndje, sepse data 2 dhe 3 ka qenë pushim dhe prandaj janë grumbulluar ditën e sotme”.