Dyshimet për hedhje benzine në Kuvend, ministri Hoxha paralajmëron kallëzim penal

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha teksa ka mbajtur fjalën në Kuvend mes tensioneve, ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës, pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë.

Hoxha tha se një pjesë e deputetëve nuk po i përmbahet rregullave dhe paralajmëroi se do të merren të gjitha provat, më tej do të bëhet dhe kallëzim penal.

“Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Garda po kryen detyrën.

Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme.

Të gjitha provat do të merren, do të bëjmë kallëzim penal”, tha Hoxha.



Skip to toolbar