Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me batutë interesit të gazetarëve në konferencën e përbashkët me homologun Hoti, lidhur me një debat publik me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha në prag të zgjedhje parlamentare.
“Kryeministri i Kosovës nuk është i huaj është në shtëpinë e vet, po sidoqoftë është mik në shtëpi. I qëndroj besnik asaj c’ka kam thënë: në praninë e miqve nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. sikundër jam i bindur që kur vjen një vëlla nga jashtë në shtëpi, nusja e vëllait nuk i tregon çfarë hallesh me vëllain e vjehrrës. Kështu që ka kohë për këto.” u shpreh Rama.