E kërkonte Spanja për vrasje, kapet në Durrës 49-vjeçari (EMRI)

AKTUALITET


Një 49-vjeçar, i akuzuar për vrasje nga autoritetet spanjolle, u vu në pranga në Durrës këtë fundjavë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, Armando Masha u kap në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.



Skip to toolbar