Një person mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë gjahu, në mënyrë aksidentale nga miku i tij. Dy shokët dolën për gjah, por në një moment distance mes tyre, shoku e ngatërroi me drerin dhe e qëlloi.
Ngjarja ndodhi në Karolinën e Jugut, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Hetimet e policisë vërtetuan se ngjarja ishte aksidentale dhe nuk kishte prapavija të tjera.