“E njohim mirë futbollin italian”, Hysaj: Në këtë lojë ndodh gjithçka

KOMBËTARE


Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani kuqezinjtë janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau anësori i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj zhvilloi këtë të martë një konferencë për shtyp, nga ku bëri edhe një koment për formën e keqe që po kalon Italia, si dhe cilësitë që “Të Kaltërit” posedojnë,

“Siç e thashë edhe më parë e njohim mirë futbollin italian, por nuk është e thënë se mund ta ndalosh gjithmonë kundërshtarin, pavarësisht sesa mund t’i njohim. Italia është një nga skuadrat më të forta në Evropë, të njëjtën gjë bëri edhe edicionin e kaluar, ku fituan turneun. Ne i dimë vlerat tona, e dimë që mund të fitojmë kundër skuadrave të forta, pastaj në futboll ndodh gjithçka”,- tha Hysaj gjatë konferencës. 



Skip to toolbar