120 në 150, është mosha më e vjetër, që njerëzit mund të jetojnë. Studiuesit që studiojnë marrëdhëniet midis plakjes dhe aftësisë për të përballuar stresin zbuluan se kufijtë e jetëgjatësisë së njeriut qëndrojnë diku nga 120 në 150.
Bazuar në të dhënat e mbledhura nga një aplikacion iPhone dhe të dhënat mjekësore nga vullnetarët në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, autorët e studimit matën rezistencën e subjekteve ndaj faktorëve stresues. Me kalimin e moshës, studiuesit gjetën një rënie të aftësisë së subjekteve për t’u rikuperuar.
“Ndërsa plakemi, gjithnjë e më shumë kohë duhet për t’u rikuperuar pas një trazire dhe mesatarisht kalojmë gjithnjë e më pak kohë afër gjendjes optimale fiziologjike”, tha autori i studimit Timothy V. Pyrkov.
Njeriu më i vjetër në histori ka jetuar 122.
