Një 11 vjeçar është përplasur të premten nga minibusi në fshatin Suk të Roskovecit. Policia e Fierit njofton se aksidenti ndodhi rreth orës 11:45 ku minibusi me shofer personin me inicialet A.M, ka aksidentuar të miturin me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec.
11 vjeçari në ato momente ka qenë duke shëtitur me biçikletë. Pasi është përplasur nga minibusi 11 vjeçari ka rënë në automjetin tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
I mituri u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shoferin e minibusit për veprime të mëtejshme hetimore.