E pesta në botë dhe rekord kombëtar, Luiza Gega rishkruan historinë e atletikës shqiptare

Më të fundit


Edhe njëherë tjetër Luiza Gega tregoi se jo rastësisht është mbretëresha e sportit shqiptar për momentin. Ajo është një nga vajzat më të shpejta të Botës në 3000 metra me pengesa.

Atletja shqiptare u renditur e pesta në finalen e Botërorit të Atletikës, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj. Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke regjistruar kohën 9:10.04 dhe duke vendosur automatikisht rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë.

Madje 33-vjeçarja dibrane e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike. Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29, që u vendos më 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.



Skip to toolbar