E plotë/ Kokalari: Aferat e shpërthimit në Gërdec. Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

Më të fundit


Intervista e plotë e Gary Kokalari me gazetarin Sokol Balla në Real Story:

Në zyrën time kam të varur botimin e NewYork Times të dt. 27 mars që flet për municionet që cmontoheshin në Gërdec dhe ripaketoheshin për në Afganistan. Ju keni patur një rol në botimin e këtij artikulli, për tëcilin z. Berisha e dini si e quajti.

Geri Kokalari: Një letër tualeti

Ishte një letër tualeti që tronditi politikën amerikane dhe shqiptare. Ju keni patur një rol në këtë artikull keni patur një aktivitetet shumë të fortë kontrollues ndaj dy qeverive. Cili ka qenë roli juaj?

Geri Kokalari: Mua më pëlqen të mendoj për veten time si një person me një dritë, dhe tëzbuloj buburreca dhe zakonisht buburrecat largohen kur unë i drejtoj dritën por Kosta Trebickën unë e njihja nga më parë, përpara kësaj afere. Ai më konktaktoi në New York për arsye biznesi. Ai e dinte që unë isha i përfshirë në biznes dhe donte të më takonte, dhe qëndruam në kontakt përgjatë viteve. Nëfakt unë e pash përgjatë luftës në Kosovë isha në Tiranë dhe e takova gjatë asaj kohe. U humbën pak lidhjet dhe pastaj po bënte pak zhurmë dhe në atë kohë unë mendoj se ai mendonte se nuk iu dha një marrëveshje e duhur për kontratën e armatimeve. Kur mëmori mua në telefon më tha ‘Geri unë kam disa regjistrime të bisedimeve. Nuk dija asgjëpër Diverolin në atë kohë, ka disa kopje tëkontratave ka dokumente të ndryshme dhe ka informacione për kompani në Qipro. Më tha do ti shohesh, i thash patjetër, do të isha shumë i interesuar t’i shihja. Nisëm të flisnim për këto dhe mendova se ishte shumë e rëndësishme për t’u ekspozuar. Dikush si Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi dhe unë vura dritën mbi ta. Pash për një kohëpër njerëz të ndryshëm në median amerikane dhe atë shqiptare mund ta kishim bërë shumëlehtë por e dija se impakti do të ishte shumë i limituar, do të ishte një histori në Shqipëri dhe pastaj do të vdiste brenda javës. Dhe e dija qëtë kishte impakt duhet të ishe në një platformëndërkombëtare dhe pyeta për disa njerëz dhe u përballa me një gazetar fitues i cmimit Pulitzer ka kaluar shumë kohë në Aganistan. Nuk e dija në atë kohë por ai ishte edhe eksperti më i madh botëror për armët e zjarrit. E kontaktova dhe i thash kjo është historia, kjo ështëmarrëveshja duan të shesin armët kineze a do ishe i interesuar? Më tha pse jo, pse nuk do isha i interesuar. Kjo ishte edhe shkëndija qëndezi zjarrin. Ne kaluam një kohë shumë tëgjatë, duhet të kuptojmë se kur Kosta mëkontaktoi mua për këtë ishte fundi i verës ai artikull doli në mars të 2008. Iu deshën 6 muaj New York Times të konfirmonte informacionin. Ishin 6 deri në 8 gazetarë tëndryshëm që punonin nga kontinente tëndryshme, nga Lindja e Mesme, nga NewYork, dhe po e shihnin me imtësi përpara se tëshpërthenin lajmin. Dhe ndodhi të ishte njëkoincidencë që ndodhi që lajmi u publikua vetëm pak ditë pas shpërthimit të Gërdecit.

Shpërhimi ndodhi më 15 mars, artikulli botohet më 26-27 mars, a mendoni që nëse artikulli do kishte dalë më herët ai shpërthim ndoshta nuk do kishte ndodhur?

Geri Kokalari: Jo, mendoj se ishte rastësi. Ata që ishin pas marrëveshjes ishin pas Gërdecit por ishte rastësore. Artikulli do tëpublikohej gjithsësi. Do të dilte pavarësisht shpërthimit. 

Unë pata mundësinë ta intervistoj z.Trebicka një intervistë që praktikisht ekspozoi atë që ai kishte regjistruar në bisedat që bëri me ju, e megjithatë ai vdiq në rrethana të paqarta. Unëkam qenë në vendngjarje, kam bërë edhe njëreportazh atje. Vdekja e tij zyrtarisht ështëaksidentale, pavarësisht se ka patur edhe zëra që vërtetojnë të kundërtën por le të themi version zyrtar edhe i policisë edhe ekspertëve është që Kosta Trebicka vdiq në mënyrëaksidentale, ju keni një opinion tuajin për këtëngjarje?

Geri Kokalari: Unë kam folur me Kostën vetëm pak ditë para se vdiste dhe me tha se do të dilte për gjueti. Unë e dija që ishte gjuetar. Ai në fakt më kishte ftuar shkoja me të, por i thash se kisha dicka për të bërë, më dukej e dyshimtë. E kam sygjeruar në disa raste dhe kam folur me disa njerëz që kishin pikëpyetje dhe këtu nuk po them se cilët janë ata, por u kam sygjeruar se një patologjist ndërkombëtar që ishte i përfshirë në disa raste vrasjesh ka parë trupa të dekompozuar për 20-30 vite dhe kupton se cilët janë arsyet se pse vdes njëperson dhe kush e vret një person. Unë nuk mund ta di përgjigjen por ka qenë e cuditshme ai shtypi në kallot e familjes Berisha. Ata njihen që janë njerëz të pamëshirshëm. Nuk ishte një ekzaminim i saktë i trupit të tij. Doktorët që bënë autopsinë ishin të shoqëruar me Sali Berishën dhe ishin të anshëm dhe sic mbaj mend tani ata dërguan nga Virginia. Ishte e marrë në momentin e fundit, kongresmeni nga Virginia kishte një marrëdhënie me Fatmir Mediun dhe ka një mënyrë si lëviz nëËashington si një gjarpër duke bërë kontakte, ndoshta në mënyrë rastësore. Ndoshta nëmënyrë rastësore por ai erdhi nga Virginia dhe deklaroi se ishte një aksident nuk kishte asnjëkualifik. Doktorët që ekzaminuan trupin e Kostës ishin të shoqëruar me Sali Berishën, nuk ishte një ekzaminim i qartë i pastër për mua. Edhe sot mund të gërmojnë në atë varr dhe mund të marrë një përfundim më të saktëse cfarë ndodhi. Cfarë ndodhi nuk e di, mund të ishte aksident por nëse ishte, është një nënjë million dhe më duket shumë i dyshimtë. 

Në fakt, në atë hulumtim modest që ne bëmë në atë ngjarje, duket shumë e vështirë që tëbësh një aksident me pasojë vdekje prurëse, aq më tepër që sic ju e thatë, i ndjeri Trebicka operonte në një zonë që e njihte mirë. Por po ju them një tjetër koincidencë që ndoshta ju nuk e dini, z.Trebicka vdiq në shtator 2008 nënatën kur unë kam patur në intervistëkryeprokuroren e Republikës së asaj kohe znj.Ina Rama e cila në atë intervistë pak orëpara vdekjes së tij pat premtuar publikisht se do merrte në pyetje z.Trebicka dhe do merrte në pyetje edhe të birin e kryeministrit të asaj kohe. Po e them koicidencë po ne gazetarët nuk besojmë në koicidenca.

Geri Kokalari: Ina Rama është histori tjetër. Ajo ishte nën pushtetin e Sali Berishës.

Pra, ju thoni që prokurorja e përgjithshme qëpremtoi të hetonte Gërdecin, aferën e demontimeve, denoncimin e z. Trebicka, praktikisht bëri lojën e z.Berisha? 

Geri Kokalari: Di një gjë, kishte shumë gjëra që ajo mund të investigonte për sa i përket Sali Berishës. Mbaj mend shumë gjëra gjatë asaj administrate por i dhash edhe asaj informacione, për një autopsi tjetër për Trebickën por ajo nuk kishte interes. Pse?

Pra ju thoni se Ina Rama, refuzoi ribërjen e autopsisë së Kosta Trebickës me ekspertët që i ofruat ju nga Amerika?

Geri Kokalari: Nuk kishte asnjë interes. I thash se do të sillnim dikë nga SHBA ta përfshinim që kishte shpjeguar cështje shumëtë vështira, që ka ekzaminuar trupa 30 deri në40 vite të vjetra po ajo nuk kishte interes. 

z.Kokalari kanë kaluar shumë vite nga ajo ngjarje, Shqipëria ka kaluar një rotacion politik, ka kryer një reformë të thellë nëdrejtësi, por shohim se drejtësia nuk ështëvënë akoma. Ju thatë se drejtësia e mëparshme ishte në kontrollin e z. Berisha akuza që bëtësot se Ina Rama nuk kishte interes për njëautopsi tjetër të Trebickës është një akuzëshumë e fortë. Pse mendoni që akoma edhe sot, 18 vite më pas, drejtësia heziton të hetojëpër to?

Geri Kokalari: Mund të kalojmë edhe një orëtjetër me këtë temë. Po flasim për drejtësinë, një person me të cilin unë kam bashkëpunuar ishte Erjon Veliaj. Veliaj ishte një mik i mirë i imi, por nuk e di nëse është i fajshëm apo jonë këtë cështje. Ai është në burg aktualisht, ndoshta është fajtor ose jo. Por ai ka nevojëpër një gjyq të drejtë dhe nuk e kuptoj pse ai është në gjyq dhe Sali Berisha që unë e njoh, për gjëra që duhet të jetë në burg është i lirëduke tentuar të shkaktojë kaos në Shqipëri.

Pra, mendoni që dicka nuk është në rregull apo jo, edhe me sistemin e ri të drejtësisë?

Geri Kokalari: Është Shqipëria, më duhet tëthem një sekret. Do jetë e pazakontë edhe për shikuesit tuaj. Nëse dicka nuk shkon me Shqipërinë unë po bëj shaka, por dicka nuk shkon as me SHBA. SHBA mbase po bëhen si Shqipëria. 



Skip to toolbar