E qëlluan 27 herë më thikë SPAK çon në gjyq dy vrasësit e Regis Runajt

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme u ka komunikuar akuzat dy personave të arrestuar për ekzekutimin më thikë të Regis Runajt në korrik të 2020-ës në Elbasan.

Dy të rinjve u është komunikuar akuza sot në ambientet e burgut të Peqinit.


Xhuliano Hoxha dhe Euglent Halili do të akuzohen për vrasje e kryer në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.

Hoxha dhe Halili e qëlluan 27 herë me thikë Regis Runajn dhe të dy luajtën rolin e vëzhguesve në distancë të Emiljano Ramazanit, i cili po ashtu u ekzekutua në Elbasan.

SI KA NDODHUR VRASJA

Polici ne ate kohe sqaroi se nga veprimet hetimore dhe profesionale të kryera ka rezultuar se viktima Runaj, mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afrësi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi Eugen Halili e ka goditur shtetasin Regis Runajn një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjatë periudhës hetimore, nga grupi hetimor janë gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.

Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.




Skip to toolbar