E rëndë në Korçë/ Kryeplaku dyshohet se përdhunoi 23-vjeçaren me probleme mendore

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë. Një 23-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga Ervis Rrapo, me detyrë kryeplak i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korëës. Viktima e dhunës seksuale mësohet se vuan nga probleme mendore dhe është në gjendje mjaft të rënduar psikologjike.

Kallëzimi në polici është depozituar nga i ati i vajzës. Kjo e fundit ndonëse vuan nga probleme të shëndetit mendor, nuk ka kartelë mjekësore dhe as nuk kurohet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur”, thuhet në njoftim.

Rasti i rëndë do të hetohet nga Prokuroria e Korçës.



Skip to toolbar