E rëndë në Ksamil, njerku abuzonte seksualisht prej 2 vitesh me 14 vjeçaren

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë e pa raportuar ka ndodhur në Ksamil. “BalkanWeb” mëson se një burrë 40-vjeçar është arrestuar më 10 janar pasi ka përdhunuar 2 vjet rresht vajzën e gruas së tij, vetëm 14-vjeç.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për këtë shtetas, ndërsa detajet e rrëfyera nga vajza dhe e ëma janë tronditëse.

Burri fillimisht nuk e pranon faktin, por në një ballafaqim me të miturën thotë se ka ndodhur vetëm dy herë dhe se ai ka qënë i pavetëdijshëm dhe vajza i është dukur si gruaja e tij. Po ashtu ai i përgjërohet gruas të mos e lëjë pasi do helmohej.



Skip to toolbar