E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia e Tiranës, ku një 48-vjeçar i huaj me iniciale M. F. ka rënë në pranga pas denoncimit të një vajze 21-vjeçare.

E reja ka dëshmuar se ishte punësuar nga ky person si dizajnuese bizhuterish dhe punën e kryente online në banesën që ai kishte marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”.

Sipas dëshmisë tronditëse, në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vajza ndodhej në vendin e punës, 48-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.Pas këtij akti, ai dyshohet se e ka shantazhuar vazhdimisht 21-vjeçaren duke e kërcënuar se do t’i tregonte familjes së saj, me qëllim që të vazhdonte abuzimin.

Gjatë arrestimit dhe kontrollit fizik, policia i gjeti shtetasit të huaj edhe një mjet prerës, ndërsa materialet tashmë i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme mbi akuzat e marrëdhënies seksuale me dhunë dhe shantazhit.



Skip to toolbar