E rëndë në Tiranë/ Përfshihet nga zjarri shtëpia, vdes foshnja 6-muajshe, policia jep detajet

AKTUALITET


Një foshnjë 6 muajshme humbi jetën sot në Tiranë, pasi banesa ku ajo ndodhej bashkë me gjyshen u përfshi nga flakët.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën “Gani Domi”, ndërsa policia thotë se banesa u dogj plotësisht. Si pasojë, foshnja humbi jetën, ndërsa gjyshja u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.

Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar