E rëndë për Messin, do t’i dhembet hoteli 30 milionë euro në Barcelonë

BOTA


Ai pak fat që e bëri atë të fitojë së fundi të shtatin “Top të Artë” në karrierën e tij, mund të mos e ketë ndihmuar Lionel Messin në tregun e pasurive të paluajtshme.

Në të vërtetë ka rezultuar se një hotel luksoz, i blerë nga kampioni argjentinas në jug të Barcelonës, duhet të prishet me urdhër të një vendimi gjyqësor.

Kur “Pulce” ishte lojtar i blaugrana-ve, në vitin 2017 e kishte blerë hotelin “Mim Sitges”, jo shumë larg pronës së tij private, për 30 milionë euro.

E hodhi këtë hap pa e ditur se objekti i akomodimit, – raporton gazeta online “El Confidencial”, – do të rrezikohej nga prishja, sepse shkelte rregullat e planifikimit urban.

Për më tepër, pronari i mëparshëm do të kishte qenë në dijeni të parregullsive dhe urdhrit të prishjes në momentin e blerjes nga Messi. “El Confidencial” raporton se sulmuesi i PSG-së nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.

Hoteli me katër yje, me SPA dhe 77 dhoma, menaxhohet nga grupi “Majestic Hotel” dhe ndodhet 50 metra larg plazhit në resortin turistik të Sitges.



Skip to toolbar