E sulmoi Meta, Calavera: Politikanët do e kuptojnë vlerën e reformës në drejtësi

Më të fundit


Në kohën kur presidenti Meta ka vënë në qendër të sulmeve të tij kryeministrin Rama dhe reformën në drejtësi, shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Calavera i ka dhënë një përgjigje indirekt kreut të shtetit, por edhe opozitës jashtëparlamentare, duke deklaruar se politikanët do e kuptojnë vlerën e reformës në drejtësi, ndërsa ishte pjesë e panelit në Samitin e Poznanit në Poloni, ku u shpall barometri për Ballkanin Perëndimor. Ajo shtoi se në kohën kur sistemi në Shqipëri po tronditet, të gjithë politikanët do ta kuptojnë vlerën që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme.

“Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar. Vetëm mund të shpresoj që në Shqipëri, kur sistemi po tronditet, të gjithë politikanët ta kuptojnë vlerën e që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme”, u shpreh shefja e ONM-së.

Shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Genoveva Ruz Calavera, që po asiston ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, tha se puna po ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipëria më në fund do të ketë një gjyqësor te pavarur.

“Kjo ka për të qenë thelbësore: të keni një shtet ligjor funksional, të keni një sistem gjyqësor të pavarur. Nuk është më një çështje e negociueshme. Ne duhet të nxëmë nga mësimet tona. Prandaj jam shumë e lumtur që për shkak të popullit shqiptar dhe jo për shkak të politikanëve, për shkak të qytetarëve, ky ndryshim dramatik ka nisur në Shqipëri. Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani. Çdo vend duhet të gjejë mënyrën për të reformuar gjyqësorin. Nuk është e thënë që të jetë kaq dramatike sa e Shqipërisë, sepse problematika nuk është e njëjtë për çdo vend, por ju duhet të gjeni një mënyrë për të bërë reformën”, deklaroi Calavera.



Skip to toolbar