“E vetmja pikë e Amerikës në Evropë është Ukraina”, Minxhozi: 4-vjeçari do jetë një luftë e madhe nervash dhe tregtie me Kinën

BOTA


Analisti Skënder Minxhozi u shpreh në emisionin “Real Story” se e vetmja pikë e Amerikës në Evropë është Ukraina dhe këtë e tregoi dhe gjatë inaugurimit të Donald Trump.

Ai tha se gjithë 4-vjeçari i Trump, do të jetë një luftë e madhe nervash, tarifash dhe tregtie me Kinën.

Sipas Minxhozit, për Amerikën është fatale nëse këto dy superfuqitë e tjer, Kina dhe Rusia bëhen bashkë, njëra me një potencial gjigant pamor dhe tjetra me një potencial ekonomik tregtar.

“Fakti që Evropa mungoi sot gjatë inaugurimit, të bën të mendosh që e vetmja pikë e nxehtë e impenjimit të Amerikës në Evropë për momentin është Ukraina. Për reston e saj, është Lindja e Mesme, një porcion jo i vogël, e cila ndërkohë ka filluar të ndryshojë një kurs me paqen e fundit mes Hamasit dhe Izraelit. Edhe pjesa tjetër e gjithë 4-vjeçarit, unë mendoj do të jetë një luftë e madhe nervash, tarifash dhe tregtie me Kinën. Për Amerikën është fatale nëse këto dy superfuqitë e tjera bëhen bashkë, njëra me një potencial gjigant pamor dhe tjetra me një potencial ekonomik tregtar, bëhen bashkë dhe në kuadër të grumbullimeve të reja. Pra, unë shoh që ka shumë pak Evropë në këtë Uashingtonin e ri që po lind dhe kjo është një fatkeqësi në parim për ne. Sepse askush nuk e di si përfundon Ukraina, nëse përfundon duke i dhënë Rusisë 20% të territorit dhe duke penguar pjesën tjetër të Ukrainës në një periudhë të gjatë kohore të integrohet në NATO dhe në BE, edhe në fund bëjnë një akoord që e nxjerr Putinin më të fortë në fillimet e luftës, por me atë proksit të vetë në Ballkan që është Serbia…”, tha analisti.



Skip to toolbar