Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një firmë mermeri në fshatin Zaloshje të Skraparit. Një shofer pranë kësaj firme ka qenë duke transportuar ujë me një çisternë, të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, në momentin që çisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe për pasojë ka përplasur punonjësin turk, 60-vjeç.
Njoftimi i polcisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një çisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, çisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur 60 vjeçarin (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.