“Edi Rama, na ndihmo” reagime në Kosovë ndaj Albin Kurtit për të mbyllur kufirin me Shqipërinë

KOSOVA


Vendimi i Albin Kurtit që të mos lejojë vaksinimin e arsimtarëve, pas ftesës që ju ka bërë Edi Rama, duke mbyllur edhe kufirin me Shqipërinë, ka shkaktuar regime të shumta në Kosovë.

Deputeti Xhavit Haliti, i cili për disa kohë ka qenë nënkryetar i Parlamentit të Kosovës, si dhe ish-themelues i UÇK, ka sulmuar kryeministrin e Kosovës dhe i ka bërë thirrje kreut të qeverisë shqiptare që të ndihmojë qytetarët e Kosovës.

Haliti thekson se Rama duhet të hapë qendra të mëdha vaksinimi për Kosovarët.

“Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama

Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.

Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.

Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin”, shkruan Haliti.

Ndërkaq, gazetari dhe aktivisti i njohur Shkodran Hoti, i cili drejton një emision në televizionin T7, u ka bërë thirrje njerëzve që të kundërshtojnë masat e qeverisë së Albin Kurtit për ndalimin e marrjes së vaksinave.

“Qytetarë të nderuar, Mos i respektoni masat e vendosura nga ata që i kanë shkelur me dy këmbë kur dilnin me mbledhë vota.

Mos i respektoni masat derisa nuk i sjellin vaksinat në emër të patriotizmit e krenarisë kombëtare.

Mos i respektoni masat e vendosura nga ata që për pak sa nuk na çuan në zgjedhje”, shkruan Hoti.

Kosova, është një vend ku invektimet me Covid 19 po rriten vazhdimisht. Siç bën të ditur televzioni publik i Kosovës, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 7 prill 2021, janë duke u trajtuar 917 pacientë.

Në njoftim thuhet se 757 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 61 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore 734 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  i Kosovës, bëri të ditur se numri total i rasteve pozitive është 94.656 nga 451.922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.934 raste të vdekjes.



Skip to toolbar