Edvin Kulluri: Presidenti drejt një lëvizjeje politike

AKTUALITET


Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluari, tha se tha në emisionin “Real Story”, në News24, se betejën që po bën Presidenti Ilir Meta kundër pushtetit të Edi Ramës, duhet ta kishte bërë Lulzim Basha.

Kulluri tha se ka të dhëna që në takimin e mbrëmjes së sotme mes Metës dhe Bashës është diskutuar edhe mënyra se si do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar se këto veprime të Presidentit do të çojnë drejt një lëvizjeje të re politike prej tij.

“Frustrimi është i natyrshëm. Nuk do të ishte në dëshirën e militantëve, por edhe elitës, pra drejtuesve të opozitës, që ky aksion të ndërmerrej nga Presidenti. Çdo i djathtë do dëshironte një beteje prej lidershipit të PD. Gjëja është më e thellë se kaq. Meta ka dalë dje kundër pushtetit shumë të gjerë të Edi Ramës, Parlamentit, qeveria dhe institucionet e drejtësisë, ku rrezikon që dhe instancën më të lartë ta drejtojë Rama. Por, kjo arritje e Ramës nuk do të ishte kaq e realizuar pa Bashën. Tërheqja e Bashës nga Parlamenti i dha Parlamentin Ramës.

Këto beteja duhet t’i zgjidhte Basha, por i merr Meta. Çështja nuk zgjidhet dot, përveçse me zgjedhje parlamentare. Meta tha se do shkojë në Parlament ta shpërndajë, dhe kjo është kambanë për tension shumë të madh politike. Mendoj se jemi në situatë të pazakontë. Unë kam të dhëna se Meta është takuar sot me Bashën dhe një nga çështjet e biseduara është se si do shkohet në zgjedhjet e ardhshme. Të gjitha këto veprime të Metës do çojnë drejt një lëvizjeje politike të Metës, me LSI apo jo nuk e di”, u shpreh Kulluri.



Skip to toolbar