Karantina totale nuk është më mënyra më e mirë për të kufizuar përhapjen e COVID. Kështu tha sot zyrtari më i lartë shëndetësor në Afrikë duke lavdëruar Afrikën e Jugut për qasjen e ndërmarrë ndaj valës së fundit të infeksioneve të shkaktuara nga varianti i ri i COVID, Omicron.
“Ne jemi shumë të inkurajuar nga ajo që kemi parë gjatë kësaj periudhe në Afrikën e Jugut. Ata parashikojnë të dhëna për ashpërsinë e infeksioneve”, tha John Nengasong, drejtor i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Periudha në të cilën masat u përdorën si mjet kundër COVID ka përfunduar. Ajo që duhet të shikojmë tani është si të përdorim sistemin shëndetësor publik dhe masat sociale me më shumë kujdes dhe mënyrë të ekuilibruar teksa vaksinimi sa vjen e përmirësohet”, shtoi ai.
Afrika e Jugut u përball me rritje të papritur të rasteve të reja me COVID prej fundit të nëntorit në kohën kur njerëzit u paralajmëruan për variantin Omicron.
Megjithatë që prej asaj periudhe rastet kanë pësuar rënie dhe qeveria nuk ka përdorur masa aq të rrepta sa në shpërthimin e parë të pandemisë për shkak të indikacioneve se shumica e rasteve të infektuara me COVID kishin shenja klinike të lehta.
Nengasong shtoi se ai kishte frikë se COVID-19 mund të bëhej endemik në kontinent për shkak të ritmit të ngadaltë të vaksinimeve, një perspektivë që shumë shkencëtarë globalë e përmendin si të dhënë.
Ekspertët besojnë se COVID-19 nuk mund të çrrënjoset dhe ndoshta do të bëhet endemik, që do të thotë se do të jetë gjithmonë i pranishëm në popullatë deri në një farë mase, si gripi apo lija e dhenve.