Eksperti amerikan shpërthen kundër Brnabiç: Turp të kesh, shqiptarët i njeh e gjithë bota

AKTUALITET


Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha në një konferencë për shtyp se “kosovarët janë njerëz që vijnë nga mali”, duke e përdorur këtë në kontekst negativ. Ka pasur reagime të shumta nga politikanët e Kosovës që e dënuan këtë gjuhë raciste të kryeministres serbe, ndërsa kanë bërë thirrje që edhe drejtuesit e BE-së të reagojnë. Por një nga personat që ka reaguar ashpër kundër kësaj shprehje është profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir.

Ben-Meir, në një postim në Facebook, e ka quajtur raciste deklaratën e kryeminstres serbe.

Ai ka thënë se është zhgënjyese të shohësh se si politikanët e rinj të Beogradit po veprojnë me të njëjtin diskurs politik si regjimi i Millosheviçit.

“Koment racist nga kryeministrja serbe Brnabic, e cila i referohet kosovarëve si “njerëz të ardhur nga xhungla/mali.

Zhgënjim të shohësh politikanët e rinj në Beograd me të njëjtën diskurs politik si regjimi i Milosheviqit. Federica Mogherini duhet të reagojë”, ka thënë profesori amerikan.

Alon Ben-Meir ka publikuar fotografitë e shqiptarëve me të njohur në botë, mes te cileve Nënë Tereza, Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Granit Xhaka, duke shkruar:

“Vetëm për t’ia kujtuar kryeministres serbe Brnabiç s’e bota tashmë e di se kush janë shqiptarë. Turp të kesh!”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/ABenMeir/posts/10156902206001201?__xts__[0]=68.ARBATDkfUVscarS99BsEH4xSkl60feSQJ-ThnrMPvj5PSSwSLWpTRTo42sphHf-XSUhy3SfktdTC6EnyAAnNV8KlOdR4ypuzQH_PD-ey1RsxXMLgKBvftbLspJkaQsLpxMnXhps2WgOnz3h93aLcUcdj0Ts3bUk-I6OsxjxUgQtl7is4r39AYjmR15jtQoYz4L-pU8Ch9KJKJNC4Sp_WIVa4-NPMYEKZL_VtBpL0Rh-59KxWAKOFyt8yhiHL1ngJb-714XsXIKFuJiHMYv65sLJ–GZGiYKp7Brd6k1xsRZMi5VA_lYfxhLozUsKNDgSUPJxvg1_SJyBR90iTXfl&__tn__=-R


Skip to toolbar