EKSPERTI I BBC/ Ish-sulmuesi anglez pret surprizë nga Shqipëria ndaj Italisë

Më të fundit


EURO 2024 nis sot dhe tashmë fjalën do ta ketë fusha e lojës për të treguar sa vlejnë ekipt. Por para se të nisin ndeshjet, fjalën si gjithmonë e kanë ekspertët të cilët japin mendimet për këto sfida të para të fazës në grupe, ku thuajse të gjitha ekipet janë “të panjohura”.

Megjithatë, për Kris Saton, ish-sulmuesin e njohur anglez i cili është opionionisti i BBC, Shqipëria nuk duhet të cilësohet si e panjohur pasi ka treguar se çfarë di të bëjë. Në editorialin e tij për ndeshjet e para të fazës në grupe, ai ka insistuar se do të ketë një surprizë të kuqezinjve përballë Italisë.

“Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, ka ndaluar lojtarët e tij nga përdorimi i PlayStation gjatë Europianit, ndaj që tani është trajneri im preferuar i turneut, pavarësisht mënyrës se si do të paraqiten.

Ata na surprizuan duke fituar Europianin e fundit, por do të ishte shumë mbresëlënëse nëse do të merrnin të dytin radhazi. Ata padyshim do të jenë të organizuar shumë mirë dhe kanë disa lojtarë të talentuar me shumë influencë nga Interi, janë 5 lojtarë të kampionëve të Serisë A në skuadër.

Unë jam kritikuar shumë në emisionin “Monday Night Club” se kam thënë që Shqipëria është një nga ekipet surprizë – me sa duket shoh shumë si të tilla – por nuk duhet t’i marrësh lehtë ata.

Shqipëria fitoi grupin kualifikues dhe luajnë një futboll thuajse direkt. Ata kanë zakonin që shënojnë gola spektakolarë dhe nuk do të kenë asgjë për të humbur përballë fituesve në fuqi, ndaj kjo nuk do të jetë një shëtitje për Italinë”, ishin fjalët e tij, duke parashikuar që ndeshja do të mbyllej me barazimin 1-1.



Skip to toolbar