Eksperti i Shëndetësisë në PD kundërshton masat Covid: Jasht nuk e vendos maskën

CORONAVIRUS


Eksperti i Shëndetësisë pranë PD-së, Gazmend Koduzi i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 me gazetarin Sokol Balla deklaroi se ai nuk do ta zbatojë rregullin e fundit anticovid të qeverisë, për të vendosur maskën në çdo ambient.

“Jashtë nuk e vendos maskën, është edhe qëndrim personal edhe mjekësor. Do të jap argumente: Kur merret një masë ka parsysh kontekstin ku thuhet: Shqipëria ka transmetim me vatra të virusit, të thuash vendos maskën kur del jashtë është si të mbyllësh sytë, të gjuash me cifte dhe të besosh se do vrasësh ndonjë zog.

Brenda ambienteve të mbyllura rritet ngarkesa virale dhe ka sens të vendoset maska. Kur të më ndalë polici do i them të bëjë detyrën, pasi edhe unë jam duke bërë detyrën time.

Po ua veshin barrën qytetarëve, pa marrë përgjegjësinë vetë. Kemi restorante, bare dhe pube të hapura edhe ambientet brenda. Si mund të rrish brenda pa maskë dhe sa të dallësh nga dera duhet ta vendosësh?! Shumë i rëndësishëm është ai trinomi i famshëm. Bota i vë maskat, por ka bërë edhe testim edhe gjurmim të virusit. Ne jemi të fundit në rajon për testimet, gati 3 herë më pak se Bosnja dhe 5 herë më pak se Greqia dhe Serbia”,- tha Koduzi.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se nuk besonte që policia do arrinte deri aty sa “kur kalon në zona të banuara, nuk besoj që një njeri që ecën vetëm do gjobitet vetëm se nuk ka maskë”.



Skip to toolbar