Pas pretendimeve të Lulzim Bashës, se pallati i tij është dëmtuar nga tërmeti, dhe për këtë arsye ai u detyrua të transferohet në një rezidencë luksoze, Instituti i Ndërtimit dhe Task Forca e Emergjencave Civile, kanë nisur ekspertizën e pallatit ku jetonte Basha.
Kjo, për shkak të alarmit të tij dhe për të evidentuar sigurinë e jetesës në këtë pallat, për banorët e tjerë, nëse pallati është apo jo i banueshëm.
Pas ekspertizës, ka rezultuar se pallati nuk ka pasur asnjë problem, dhe as plasaritjen më të vogël nga tërmeti.
Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se, pas ekspertizës, rezulton që pallati në të cilin jetonte Lulzim Basha deri më dje, është një nga objektet më të mira dhe më cilësore në Tiranë.
Ai nuk ka pasur asnjë dëmtim jo vetëm nga tërmeti, por as nga koha përgjatë viteve që është ndërtuar.
Pra, Lulzim Basha ka gënjyer publikisht, kur tha se u largua nga apartamenti në pallat, për të jetuar në rezidencën e pasanikëve të Tiranës, se pallati ishte dëmtuar nga tërmeti./TEMA