Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos, i dënuar me 35 vjet burg në atentatin e ndodhur ndaj Inez Hajrullës në 2019.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, u vunë në pranga autorët e dyshuar, Divid Goxhaj dhe Ferdinant Bombaj, babë e bir, banues në Babicë të Madhe.
“Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit.
Më pas, më datë 29.11.2025, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.
Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë”, bëri me dije policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.
