Ekstradohet sot nga Turqia drejt Shqipërisë i shumëkërkuari Dritan Rexhepi

AKTUALITET


Dritan Rexhepi do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Turqia në Shqipëri.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi, alias Gramos Rexhepi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.



Skip to toolbar