Ekstremisti 80-vjeçar sulmon xhaminë me armë

AKTUALITET


Një 80-vjeçar ekstremist i djathtë ka sulmuar me armë një xhami në Francë duke plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Bayonne, në Francë, ndërsa atentatori është një 80-vjeçar, ish kandidat i Frontit Kombëtar të Marine Le Pen.

Ai ka qëlluar me pistoletë në drejtim të xhamisë, brenda së cilës ndodheshin shumë besimtarë, duke plagosur 2 persona.

Fillimisht ai u përpoq t’i vinte zjarrin derës së xhamisë. Një çift të moshuarish, 74 dhe 78 vjeç tentuan ta ndalonin, por ai qëlloi në drejtim të tyre duke i plagosur që të dy.

Gjatë përpjekjes për arratisje ai i vuri zjarrin edhe një veture. Policia ia doli ta ndalonte autorin e sulmit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i gjeti një armë dhe një bombul gazi.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe Marine Le Pen e cila tha se “është një veprim i pakualifikuar, absolutisht në kundërshtim me të gjitha vlerat e promovuara nga lëvizja jonë”.



Skip to toolbar