Ekzekutimi në Tiranë/ Bujar Nasufi u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për …

AKTUALITET


Konfliktet brenda rrethit familjar është pista kryesore e policisë në lidhje me ekzekutimin e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u vra me armë zjarri në zonën e Pallatit me Shigjeta, teksa i afrohej banesës së tij.

Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. Madje autori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës.

A2 mëson se 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.



Skip to toolbar