Ekzekutohet me armë në mes të Himarës biznesmeni

AKTUALITET


Biznesmeni Niko Goro, është vrarë mëngjesin e sotëm në HImarë, ndërsa si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe nje grua, 57 vjece.

Lajmi konfirmohet nga policia, ndërsa bëhet e ditur se biznesmeni është ekzekutuar me armë në qendër të Himarës. Bëhet fjalë për biznesmenin Niko Goro.

Mësohet se biznesmeni është qëlluar me pesë plumba nga një person me kapuç dhe maskë.

Biznesmeni Goro ka qenë duke lëvizur me motrën e tij, kur atentatori i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë.

Ka qenë një goditje e përqendruar, që tregon se objektiv ka qenë vetëm biznesmeni. Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte një bar-restorant dhe një hotel.

Himarë/Informacion paraprak.

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Skip to toolbar