Ekzekutohet në SHBA personi i tretë me gaz azoti, ekspertët e OKB: Është torturë dhe i ndaluar

BOTA


Alabama kreu ekzekutimin e saj të tretë këtë vit duke përdorur metodën e re të diskutueshme të gazit të azotit, një teknikë që në vrasjet e mëparshme shtetërore shkaktonte shenja të dukshme shqetësimi.

Carey Dale Grayson i dënuar me vdekje për vrasjen e një autostopi në vitin 1994, u ekzekutua nga thithja e azotit, një metodë relativisht e re e përdorur për herë të tretë në botë.

“Alabama përdori me sukses hipoksinë e azotit në ekzekutimin e Carey Grayson”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Steve Marshall.

Ashtu si në dy ekzekutimet e mëparshme me thithjen e azotit në shkurt dhe shtator, të dyja në Alabama, ekspertët e OKB-së paralajmëruan se kjo metodë mund të përbëjë një formë “torture”, duke thënë se “është e ndaluar nga ligji ndërkombëtar”.

Sipas raportimeve të mediave gjatë ekzekutimit, Carey Grayson tundi kokën nga njëra anë në tjetrën ndërsa gazi filloi të përhapej përmes maskës në fytyrën e tij.

49-vjeçari gulçoi për disa minuta para se të ndalonte, thanë të njëjtat burime.

Ekzekutimi i ndodhur në burgun Holman është i 22-ti në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit me injeksion vdekjeprurës, me përjashtim të këtyre treve në Alabama.

Grayson u dënua për vrasjen e Vickie Deblieux. Ai ishte pjesë e një grupi prej katër adoleshentësh që e morën atë teksa po bënte autostop, më pas e sulmuan dhe e vranë.

Nga të katër, vetëm Grayson, i cili në atë kohë ishte 19 vjeç, u përball me ekzekutimin. Tre të bashkëpandehurit e tjerë ishin 18 vjeç dhe u anuluan dënimet me vdekje nga gjykata supreme e SHBA-së si pjesë e një ndalimi të dënimit me vdekje për të miturit.



Skip to toolbar