Ekzekutoi 10 persona, mes tyre 2 fëmijë, vret veten autori i masakrës në Cetinjë

BOTA


Ka vdekur i dyshuari për krimin në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 10 persona, Aco Martinoviç.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danilo Sharanoviç, i cili tha se Martinoviç ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë derisa po dërgohej në spital, shkruan RTCG.

Kryeministri malazez ka shpallur 3 ditë zie pas ngjarjes së rëndë me 7 viktima në Cetinjë.

Spajiç thotë se do mbahen 3 ditë zie dhe shumë aktivitete janë anulluar në këtë fillim viti në shtetin fqinj. Ndërkohë bëri dhe një thirrje publike për rekrutim shtesë në radhët e policisë.



Skip to toolbar