Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

AKTUALITET


Nën ritmin e muzikës, ngjyrave dhe atmosferës festive Dita e Verës trokiti më hareshëm në sheshin kryesor te qytetit të Elbasanit, ku u zhvilluan shume aktivitete.

Vendasit janë bërë bashkë me qytetarë nga e gjithë Shqipëria për të shijuar ushqimet tradicionale dhe ëmbëlsirën e ballokumes që është simbol i kësaj feste dhe për të vendosur veroret me pe të bardhë e të kuq.

Në kryeqendrën e festës pagane, rrënjët e së cilës datojnë shekuj më parë, kremtimi ka nisur që në mbrëmjen e 13 marsit.Gjatë natës u ndez zjarri i madh dhe u çel Panairi i Ballokumeve.

Festimet vijuan me parakalimin e grupeve folklorike nga gjithë trevat e vendit.

14 marsi lajmëron se pranvera ka ardhur. Është një ditë që kremton Mëmën Natyrë, bukuritë e saj, pjellorinë dhe fillimin e një cikli të ri të jetës, te gjitha keto rite qe e kane origjinen ne paganizem.



Skip to toolbar