Elina Valtonen të mërkurën në Tiranë/ Kryediplomatja finlandeze takim me ministrin Hasani dhe kryeministrin Rama

AKTUALITET


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të presë të mërkurën në takim homologen finladezem Elina Valtonen, e cila do të zhvillojë një vizitë disaorëshe në Tiranë.

Krahas takimit dypalësh, dy homologët do të mbajnë një deklaratë për shtyp, pas së cilës Valtonen do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Deklarata për shtyp e dy ministrave do të mbahet në orën 11:15.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës janë vendosur më 27 gusht 1956. Si Shqipëria ashtu edhe Finlanda nuk kanë përfaqësi diplomatike në kryeqytetet përkatëse. Shqipëria mbulon marrëdhëniet diplomatike me Finlandën nga Ambasada në Stokholm, ndërsa Finlanda mbulon marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë nga Ambasada në Athinë.

Të dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe një dialog politik që po intensifikohet.

Gjatë dy dekadave të fundit, Finlanda ka mbështetur vazhdimisht procesin integrues – anëtarësues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Shqipëria mbështeti fuqishëm anëtarësimin e Finlandës në NATO



Skip to toolbar