“Elisa, krijoi idenë e një intrige”, Roland Bejko: Xhafaj dhe Spiropali sot i bënë sfidë Ramës

Më të fundit


“Xhafaj dhe Spiropali”, sot i bënë sfidë Ramës”, kështu u shpreh analisti Roland Bejko ndërsa komentoi seancën e sotme plenare në Kuvendit, ku PS rrëzoi kërkesën për imunitetin e Ballukut.

Gjatë intervistës në studio, Bejko tha se ‘bastin sot’ sipas tij edhe me opinionin publik dhe me ndërkombëtarët ishte i kryeministrit Rama.

“Nëse kanë votuar me bindjen e tyre nuk kanë bërë asgjë të keqe. Por nëse kanë votuar nga frika kjo pastaj është tjetër çështje. Sfida që i bënë ata sot është sfida e Edi Ramës nuk ishe sfida e Ballukut. Bastin sot edhe me opinionin publik dhe ndërkombëtarët e kishte vetë Rama. Sa për Spiropalin, ajo ka qenë njeri i afërt i Ramës, por në momentin që u largua krijoi një moment intrige, Rama e krijoi vetë këtë, që ishte se Spiropali krijoi një pavarësi nga ndikimi i fortë i Ramës dhe u shkëput. Por aspekti tjetër i Ramës ishte se nuk e bëri detyrën siç duhet në ministri, por ky argument nuk është bindës. Pra duhet të vijnë edhe shpjegimet për çfarë i largon dhe përse duhet të jetë aty”, tha Bejko.



Skip to toolbar